Donald Trump është president i ri i SHBA-ve

donald-trump-pointing

Gara presidenciale mes kandidatit republikan, Donald Trump, dhe demokrates Hillary Clinton, ka përfunduar me fitoren e miliarderit Trump.

Trump do të merr postin e të parit të shtetit më të fortë në glob zyrtarisht më 20 janar, kur edhe do të inaugurohet si president i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Trump ka arritur 276 vota elektorale për të fituar zgjedhjet presidenciale, ndërsa Hillary Clinton ka mbetur në kuotën 218.

Miliarderi Trump në këtë garë ka hyrë me gjasa më të vogla për të fituar në krahasim me Hillary Clintonin, por që ishin zgjedhësit ata që e përcaktuan presidentin e tyre të ardhshëm./Koha.net/

Leave a Reply