Dëshmorët, vetëm ditëlindje kanë...! - Click-Channel.tv

January 19, 2017

Dëshmorët, vetëm ditëlindje kanë…!

Adnan Sogojeva

Adnan Sogojeva

Shkruan: Adnan Sogojeva

E për ata që u mbytën në rrugën e Zotit mos thoni: “Janë të vdekur”, Jo! ata janë të gjallë, por ju nuk kuptoni.

(Kuran, 2 – 154)

Në paqe djemtë varrosin baballarët. Në luftë, baballarët varrosin djemtë.

(Heroditi)

Sot është ditëlindja jote, dua të flas për ty, por fjalë nuk po di të nxjerr nga goja, dua të shkruaj për ty, por gishtat më shikojnë me përçmim. E di që s’jam i aftë dhe s’do jem kurrë te të ngrejë në piedestalin që meriton dhe e di që s’jam i zoti të thur fjalë për imazhin tënd aq sa dua, por jam krenar që të njoha, të njoha ashtu si njihen trimat.

Unë dua t’u them me përulje prindërve dhe familjarëve të dëshmorit Ferid Currit se:
Djali, vëllai, axha, daja juaj jetoi i gatshëm për të dhënë gjithçka, sepse ju baca Esat dhe nënë Halime i dhatë gjithçka. Ai ishte në anën e atyre që kërkonin liri, dinjitet, sepse ju i mësuat atij vlerën e nderit, vlerën e atdheut. Mos mendoni për atë që ai ishte, apo për atë që mund të bëhej, por ta  mendoni se sa shumë fëmijë e të rritur, pleq, gra, e shumë familje shqiptare janë mirë sot falë përkushtimit e sakrificave të djalit tuaj dhe të shokëve të tij.

Ne, që të gjithë, kemi një arsye më shumë, për të ecur më shpejt përpara, në rrugën e duhur, që t’u japim fëmijëve tanë një atdhe të denjë.

Dëshmorët, vetëm ditëlindje kanë, sepse ata me sakrificën e tyre siguruan pavdekësinë.

Urime ditëlindjen Ferid Curri – Nipi …Pushka e lirisë.

About The Author

Related posts

Leave a Reply