Fëmijën e sëmurë e harrojnë në aeroport (Foto)

vajzaok_1474611611-2468673

Ai qëndron i shtrirë përtokë dhe duket i vdekur. Kjo pamje nuk ndodh në Shqipëri, ku pothuajse askujt nuk do i bënte përshtypje por ngjarja ka ndodhur në aeroportin “Heathrow”. Aty shihet fëmija përtokë, pa ujë, batanije pa barelë ose karrocë.

Këtë ngjarje e ka raportuar një anëtare e fondacionit bamirës, që ndihmon fëmijët e sëmurë dhe të afërmit e tyre në aeroport. Ajo e ka gjetur këtë fëmijë të shtrirë për tokë dhe ka postuar një fotot në rrjetin social Facebook të djalit të quajtur Napu.

“Djali, “mund të ketë vdekur” për shkak të ndalese në aeroportin e Londrës. Nuk dihet se cila është sëmundja që vuan fëmija, por fotot tregojnë atë lidhur me një tub, i cili e ndihmon në frymëmarrje”, kështu ka shkruar ajo në rrjetin social. Më tej ajo vijon, “A është kjo bota e katërt? Jo … Ky është aeroporti Heathrow.

Ja se si trajtohen fëmijët nga punonjësit e një aeroporti ndërkombëtar.

Ata e kanë lënë Napu-n në katin e parë për shumë orë, ata nuk kanë as një batanije, për të mos përmendur një barelë apo një karrige me rrota. Për tre orë nuk kanë dhënë atij as ujë!”.

Ajo shton se do të marrë veprime ligjore në emër të prindërve të Napu-së ndaj punonjësve dhe infermieres. Ndërsa nga ana tjetër Heathrow ka konfirmuar se po heton incidentin dhe ka i kërkuar falje familjes së djalit për këtë veprim.

Një zëdhënës tha se: “Heathrow është duke hetuar udhëtimin e Napu nëpërmjet aeroportit pas informacionit të botuar në mediat sociale”.

Por më pas familjaret e fëmijës si dhe stafi mjekësor kanë vendosur që ai të transportohet në një hotel lokal me ambulancën e Shërbimit të Londrës para se të udhëtojnë jashtë vendit.

Leave a Reply