Vdes vëllai i djalit të vogël sirian që tronditi botën

1471717607djali

Ali, vëllai 10-vjecar i vogëlushit të plagosur Omran, fotoja e të cilit bëri xhiron e botës, ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra në të njëjtin sulm.

Lajmin e ka bërë të ditur në Twitter Caroline Anning, menaxhere e Save the Children.

Fotoja e Omar Daqnesh dhe dhimbja e përjetuar prej tij pa derdhur lotë dhe asnjë rënkim është kthyer tashmë në simbolin e tragjedisë së Alepos, që ka prekur të tërë botën.

I pari që u prek ishte Ammar Hammami, mjeku që e nxorri nga rrënojat dhe e mbajti në krahë deri tek ambulanca.

“Është hera e parë që shoh një fëmijë si ai. Zakonisht fëmijët që u mbijetojnë bombardimeve qajnë dhe zëri i tyre mbush dhomën. Por ai nuk fliste”, ka treguar mjeku në një intervistë për “Associated Press”.

“E mora në krahë në ambulancë dhe u përpoqa të flisja me të, por nuk tha asnjë fjalë. Në fund më pyeti: ‘ku janë mami dhe babi im?’”, ka vijuar rrëfimin e tij mjeku.

Hammami i kujton gjithë botës se Omran nuk është fëmija i parë që mbetet i plagosur nga bombardimet ruse në Alepo. “Çdo ditë ka të vdekur e të plagosur këtu, në Alepo”, të plagosur nga bombardimet e avionëve rusë”, ka shtuar ai.

/ Top Channel

Leave a Reply