Shtyhet afati për dorëzimin e kuponëve fiskalë - Click-Channel.tv

January 19, 2017

Shtyhet afati për dorëzimin e kuponëve fiskalë

ZarfiKuponaFiskal5

ZarfiKuponaFiskal5

Administrata Tatimore e Kosovës, ka njoftuar se e ka shtyrë afatin për dorëzimin e kuponëve fiskalë.

Projekti i ATK-së për rimbursimin e qytetarëve që grumbullojnë e dorëzojnë kuponët fiskalë, që ka filluar nga prilli i vitit të kaluar, është dashur që të përmbyllet për tre mujorin e fundit me 1 gusht, mirëpo kjo agjenci ka vendosur që ta shtyjë afatin e aplikimit deri më 3 gusht.

“Duke marrë parasysh faktin që deri më tani, ka më shumë aplikime për rimbursim të kuponëve fiskalë, se sa dorëzim të plikove përkatëse, më qëllim që t’u jepet kohë e mjaftueshme për të dorëzuar Plikot me Kuponë Fiskal, të gjithë qytetarëve që kanë aplikuar për rimbursim, menaxhmenti i ATK-së, vendos që afati për aplikim e rimbursimit të kuponëve fiskal, zgjatet deri më datën 03 gusht 2016, ndërsa dorëzimi e plikove në Postë e Kosovës mund të bëhet deri me 4 gusht 2016”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

 

About The Author

Related posts

Leave a Reply