Pse nuk dakordohem për testimin e mësimdhënësve? - Click-Channel.tv

March 30, 2017

Pse nuk dakordohem për testimin e mësimdhënësve?

Sebahate Sopjani

Sebahate Sopjani

Shkruan: Sebahate Sopjani

Jam krenare që mbaj mbi supet e personalitetit tim emrin “mësuese”. Që një dekadë e më shumë jam në procesin e mësimdhënies edhe pse është një proces kompleks e i vështirë, por mbi të gjitha të jep kënaqësi.

Sot shoqëria është në vazhdën e dinamikës së ndryshimeve të mëdha, ne mësimdhënësit ballafaqohemi në mënyra të ndryshme, duke e ditur se shkolla si një mjedis edukativo-arsimor  është e lidhur ngusht me zhvillimet e shkencës dhe të teknologjisë, ndryshimet politiko-sociale e asaj ekonomike.

Përkundër të gjithave, ne prap i sfidojmë, vazhdojmë punën tonë të përkushtuar ndaj nxënësve me qëllim që t’i përgadisim për shkathtësitë e shekullit 21.

POR KUSH TË PYET PËR PUNËN TONË SE?

Vlerësimi i mësimdhënësve mund të bëhet në forma e forma e mënyra të ndryshme e instrumente të tjera matëse për t’i evindentuar të metat dhe cilësinë e arsimit tonë në vend nga MASh-t, sepse po e them me plot sinqeritet se testimi nuk  mund të jetë forma apo mënyra më e saktë për cilësinë e arsimit në vend, KURRË DHE KURRË, se është një vlerësim përmbledhës i viteve p.sh  30, 20, 15, 10, 5 e  1 vit përvojë pune që kanë mësimdhënësit, dhe si do t’i paraqesin në një copë letër të gjitha, ekziston mundësia 100% testi me sukses, ndërsa puna në klasë as 30% e realizuar, apo edhe e kundërta mund të ndodhë në këtë lloj testimi dhe lind pyetja:

A do të mund t’i identifikoni mësimdhësit për:

  • Menaxhim të mirë në klasë
  • Motivim për mësimnxënie
  • Bashkëpunimi nxënës-mësimdhënës,prindër-mësimdhënës dhe anasjelltas
  • Kreativitetin brenda klasës
  • Metodologjinë
  • Klimën brenda klasës
  • Zotërimin e interpretimit të informacionit tek nxënësit
  • Artikulimin e fjalës tek mësimdhënësit dhe atij të nxënësit
  • Intonacionin se si iu drejtohemi ne nxënësve
  • Afërsinë, dashurinë se si e paraqesim tek fëmijët
  • Kushtet didaktike e ato fizike  dhe shumë e shumë gjëra të tjera që përmes TESTIMIT nuk  do të mund t’i kapin këto  informacione MASh-T, por iu kisha lutur personalisht ministrit z. A.Bajramit bashkë me kabinetin e tij që të hartojnë ndonjë strategji tjetër për vlerësimin e përformancës së mësimdhënësve, apo..apo  ta respektojnë UA të dalur vet nga ky institucion 14/2013 VLERËSIMI I PËRFOMANCËS SË MËSIMDHËNËSVE  me 12-13 nene, të jenë më afër nesh, me hospitime, monitorime e vlerësimin e dosjeve tona, sepse ne kemi rezultate që u testuam nga profesorët tanë të UP-së  për të qenë mësimdhës, këtë e kemi përfunduar, tash ejani dhe na vizitoni në shkolla, monitorone punën tonë nga afër, sepse çdo gjë që shihet e preket është më e besueshme dhe ju ftoj në klasën timepunoj në shkollë fshati, pa internet, pa kabinet të kompjuterve, apo llaptop personal nga MA, pa fotokopje, pa letër A4, pa shkumësa me ngjyra, pa hamera  e shumë e shumë  gjëra të tjera elementare për ta zhvilluar mësimin, beso apo jo, të gjitha i siguroj vet, vetëm e vetëm që nxënësit të kenë sa më shumë rezultate të mëdha.

Jam kundër testimit të mësimdhënësve, por jam edhe kundër grevës, nuk duhet t’ua ndalim buzëqeshjen, gëzimin  e 1 Shtatorit fëmijëve, sidomos atyre pëllumbave që përherë të parë ulen në bankat e shkollës, por le të fillon ky vit i mbarë e me sukses të madh pa testime ndaj mësimdhënsve, por me hospitime e monitorime e forma të ndryshme nga MASh-t dhe DKA-at.

Me respekt mësuesja,

Sebahate Sopjani

SHF,,Bajram Curri” PN Harilaq, Fushë Kosovë

About The Author

Related posts

Leave a Reply