Sjellja e një çasti të njeriut pa mendje - Click-Channel.tv

March 30, 2017

Sjellja e një çasti të njeriut pa mendje

Almir Aliu

femija1-1

Autor: Sali Limani

Bota në të cilën ne sot jetojmë çdo ditë na e servon nga një tragjedi, duke na tronditë çdo ditë jo natyrshëm fatkeqësisht jo! Por nga dora dhe mendja e vet krijesës së quajtur njeri! Krijesa e veçantë e zotit e aftë për shumë gjera.

Zoti bëri gjithçka të mundshme për në, por mbi të gjitha na fali trurin që ta perdorim, potencoj TA PËRDORIM e ta fusim në funksion për të bërë një botë më të mirë.

Aftësia e njeriut tejkalon çdo limit, kufi, pritshmëri, mbi të gjitha mu atëherë kur s’duhet të bëjë keq aftësia e qenies njeri për shfaqje e krenari të sëmurë, ego të kalbur, e inatë që bën keq.

Disa javë më parë i gjithë opinioni mendje shëndoshë u trondit nga rrahja monstruoze e një femre që quante veten ‘edukatore”. Kjo edukatore që mund të ishte nënë edhe vet ajo, e të edukojë një brez fëmijësh, po kjo femër (njeri) me trajtimin më të egër të mundshëm që i bëri atij fëmiu engjëll, bëri tjetrën, shtiu gjithë njerezit mendje shëndoshë të vetëdijësohen, të senzibilizohen e të kenë kujdes për sjelljet që i praktikojnë me femijët e tyre apo me fëmijët e të tjerëve per rreth. Zoti shpesh na sprovon, na dërgon shembuj në mënyra të ndryshme, her normale, të kapshme e her shumë të dhimbshme sa që na duhet kohë të marrim veten e të kuptojmë realisht çfarë jemi, si jetojmë, dhe çfarë bëjmë ne, deri ku arrijmë me sjelljen tonë të çastit!
Vendimi na takon neve gjithnjë se si të sillemi e si të veprojmë në çdo çast të ditës duke marrë parasysh rrethanat, por çdo individ mbanë përgjegjësinë e vendimit të tij$ dhe pasojat. Sjellja e një çasti në Kumanovë të një të riu që vendosi në çast të shkelë me makinë një familje të tërë në mesin e së cilës ishte një femijë katër vjeç, pamë dhe videon në qarkullim që dëshmon aktin makabër.

Almiri engjëll i kësaj botë të përkohshme ndërroi jetë duke mos patur asnjë grimcë faji! Jam totalisht i rrëqethur tani që po shkruaj sepse dhe unë jam baba dh kam një djalë moshatar i Almirit dhe i bëj pyetje vetes nga më të ndryshmet: Si do isha sjellur unë? Si do veproja? Si duhet të reagojë? Çfarë sjellje duhet të kem përderisa mbajë fëmijën tim përdore? A do kisha mundësinë t’a mbrojë atëherë kur duhet? Nga kush? Kur? Në çdo çast të jem sy hapur e mendje mbledhur! Këtë e dua pa dyshim, por SKAM përgjigje në këtë moment jo.

Andaj çdo njeri që më lexon e më gjerë t’i thërras mendjes sa herë e ka të mundur e të ketë mendje të shëndoshë, sa herë do duhet në mos gjithmonë, sepse fundja ne jemi shembulli i fëmijëve tanë, na shohin në bebëz të syrit për veprimin tonë të radhës, veprimet tona janë si det me dije për ta, indikator për të ecur ndërvite, trajtimi që ne iu bëjmë dhe buzëqeshjen që ua motivojmë janë si uji në mes të shkretëtirës. Thirrni mendjes.

Almiri që nderroi jetë e iku në atë botë është një engjëll që e fali zoti, buzëqeshja e së cilit do të mbetet për gjatë në kujtesen time dhe tuajen.

Ndërsa i riu që s’dua t’i shkruaj as emrin fare, ky do të paguajë në këtë botë dhe në tjetren për sjelljen e tij makabre jo njerezore, e për vrasjen me paramendim të fortë që pati për t’i vrarë të gjithë jë vetëm atë vogëlush, do të vuaj dënimin e tij, pa dyshim.

Ky nuk është qëllimi për çfarë shkruaj unë tani apo kushdo tjetër me mendje dhe qellim të shëndoshë, qëllimi është te senzibilizojmë opinion dhe faktorin njeri, të marrim shembull nga këto ndodhi për fat të keq ndodhi në përmbajtje më shumë dhimbje!.

Lutem për të e Zoti i dhashtë shumë durim familjes së engjëllit të vogël e sidomos nënës që mbante për dore atë dorë të vogël e që një sjellje e çastit ia morri nga dora. Muajin e mirësisë e agjerimi dhe sakrificës po e mbyllim me një sakrificë të madhe.

Zoti ynë mos na ngarko me atë që supet tona njerëzore nuk e mbajnë dot, Zot mos na sprovo me gjëra për të cilat ne nuk ua kemi idenë si duhet të trajtohen, ju qofshin të pranuara lutjet juve njerëz të mirë, ju ardht mendja juve njerëz pa mendje (të çmendur).

Nesër për Bajram do të mbajë fëmijë tim përdore e ta gezojë nesër e çdo ditë tjetër të mundshme.

About The Author

Related posts

Leave a Reply