Fushë-Kosovë: Kapen me drogë e thika dhe sulmojnë policët, arrestohen dy persona

auto_arrestime1469095846

Policia e Kosovës ka arrestuar dje dy meshkuj në Fushë-Kosovë pasi që gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar dy cigare të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit “Marihuanë” si dhe dy thika, transmeton Click Channel.

Të dyshuarit gjatë arrestimit kanë kërcënuar zyrtarët policor dhe i kanë goditur të njëjtit fizikisht duke u shkaktuar lëndime të lehta trupore, njofton policia.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./Click Channel

 

Leave a Reply