“E degjeneruar, të sqaroj unë ty”, Merita kërcënon vajzën që komentoi mbi skandalin e parukerisë - Click-Channel.tv

February 22, 2017

“E degjeneruar, të sqaroj unë ty”, Merita kërcënon vajzën që komentoi mbi skandalin e parukerisë

ff-3

ff-3

Gjithsecili ka të drejtën dhe lirinë e shprehjes, por mesa duket në Shqipëri duhet të kufizosh mendimet përndryshe të vijnë kërcënime nga më të ndryshmet. Të gjithë e dimë rastin e sherrit në parukeri Merita, ku një kliente u rrah nga stafi pasi refuzoi të paguante shërbimin me pretendimin se i kishin rënë flokët dhe i ishte djegur koka, rast ky që bëri bujë në media.

Kështu, një vajzë ka komentuar lidhur me ngjarjen, ku në fakt dënon reagimin e njerëzve dhe kërkon që të bëhet kallëzim nëse ngjarja në fjalë është e vërtetë.

Por, duket se Merita nuk e ka pëlqyer aspak këtë koment. Edhe pse kanë qenë mikesha në Facebook, Merita e ka hequr atë nga lista e miqve kur ka parë komentin dhe i ka shkruar privatisht duke e quajtur “të degjeneruar” dhe duke e kërcënuar se do ta sqaronte vetë ajo vajzën personalisht.

Jo vetëm kaq, por ajo e ka urdhëruar të fshijë komentet, duke e shantazhuar se do e çojë çështjen në prokurori. Më pas, personi që shkruan me adresën “Parukeri Estetikë Merita” shprehet se është menaxherja e saj dhe jo vetë Merita, gjë që vajza e kërcënuar nuk e ka besuar, siç duket në bisedat e mëposhtme.

“Pershendetje Jeta esht qejf. dua te dergoj disa mesazhe te bera nga Merita por te lutem dua te ruhet anonimati im.ajo mund ta dije kush mund te jet por jo te tjeret. Per kte koment si se sa pa logjik te pergjigjet ajo (Merita) duke te kercenuar nderkohe e vura dhe bllok pasi dhe me kish hequr nga frendsat qe nga ky koment i publikuar u detyrova i vura bllok jo prej frike por se ishte vertet Nje Idiote Pa logjik kundrejt meje. Theksoj se nuk kam qen asnjeher kliente e saj pasi floket e mi vec duarve te mia S’ mund ti prek asnje…”/JOQ/

About The Author

Related posts

Leave a Reply