Vodhën 400 euro në xhami, arrestohen dy persona në Prizren - Click-Channel.tv

March 30, 2017

Vodhën 400 euro në xhami, arrestohen dy persona në Prizren

Xhamia_e_Sinan_Pashes_ne_Prizren (1)

Xhamia_e_Sinan_Pashes_ne_Prizren (1)

Policia rajonale e Prizrenit ka arrestuar dy persona nga Lipjani lidhur me rastin e vjedhjes së 400 eurove në xhaminë e “Lagjes së Trimave’ në këtë qytet gjatë vitit të kaluar.

“Më datën 27 korrik të vitit të kaluar, të dyshuar të panjohur deri më sot, gjatë orëve të natës, pasi i kishin prerë kabllot e kamerave incizuese në Xhaminë e “Lagjes së Trimave”.

“Në atë kohë policia kishte kryer të gjitha procedurat e këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe kishte filluar me hetimin e rastit. Ndërkaq dje është arritur të identifikohen dhe arrestohen dy të dyshuar nga Lipjani me mbiemër Maliqi dhe Vishesella”

“Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Gjatë intervistës është kuptuar në detaje se si ka ndodhur vjedhja nga objekti fetar”.

Ndërrkaq, prokurori i shtetit ka urdhëruar që të dyshuarit e këtij rasti  të ndalën nën masën e arrestit policor.

About The Author

Related posts

Leave a Reply