Veshjet tradicionale të Kosovës në Muzeun e Tokios - Click-Channel.tv

January 19, 2017

Veshjet tradicionale të Kosovës në Muzeun e Tokios

13335568_1744101122536909_5213640191441862466_n-800x450-1-650x358

13335568_1744101122536909_5213640191441862466_n-800x450-1-650x358

Veshjet do të ekspozohen çdo vit gjatë periudhës së promovimit të vendeve të Evropës Juglindore.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Tokio, në kuadër të bashkëpunimit për promovimin e vlerave dhe kulturës, vendosën në muzeun e veshjeve në Tokio “Bunka Gakuen Costume Museum”, veshjet tradicionale të Kosovës dhe Shqipërisë.

I ngarkuari me punë i Ambasadës së RSH-së në Tokio, Armand Shandro, dhe e ngarkuara me Punë e Republikës së Kosovës, Rudina Bukoshi, falënderuan drejtuesit e muzeut për mundësinë e ekspozimit të kostumeve tradicionale shqiptare dhe kosovare në këtë muze.

Sipas tyre, kjo përbën një mundësi shumë të mirë për vizitorët që të njihen me vlerat etnografike shqiptare. Gjithashtu, z. Shandro dhe znj. Bukoshi i shpjeguan të pranishmëve elementët përbërës të veshjeve tradicionale.

Veshjet do të ekspozohen çdo vit gjatë periudhës së promovimit të vendeve të Evropës Juglindore. Muzeu i veshjeve Bunka Gakuen Museum, vizitohet nga rreth 35.000 vizitorë në vit, kryesisht japonezë si edhe nga vende të tjera të Azisë. /kultplus

About The Author

Related posts

Leave a Reply