Shoqata sindikale e Teatrit Kombëtar bëhet anëtare e SBASHK-ut - Click-Channel.tv

March 30, 2017

Shoqata sindikale e Teatrit Kombëtar bëhet anëtare e SBASHK-ut

teatri-kombetar_800840_160000

teatri-kombetar_800840_160000

Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës (SHSTKK), është bërë anëtare me të drejta të plota e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK ), transmeton Click Channel.

“Kryetari i SHSTKK-se, Ismet Azemi, ditën e mërkurë edhe zyrtarisht e ka anëtarësuar shoqatën sindikale të TKK-së në SBASHK. Tani më kjo sindikatë i është bashkuar rrjetit më të madh të sindikatave në Kosovë, aty ku përket, me më shumë se 22.000 anëtarë”, thuhet ne nje njoftim.

“Ne takimin mes kryetarit Ismet Azemi dhe drejtusve të SBASHK-ut u bisedua rreth statusit të aktorëve, stafit tekniko artistik dhe gjendjes së përgjithshme të Teatrit Kombetar të Kosovës.

Meqenëse SHSTKK, në të dy takimet qe ka pasur me Ministrin e Kulturës Kujtim Shala, ka marrur premtime për bashkëpunimin dhe angazhimin e MKRS-së për pagat bazë të punëtorëve të TKK-së dhe përformuesve të artit në përgjithesi, në mënyrë që të krijojnë kushte më të mira për punë më efikase për këtë kategori shumë të rëndësishme të kulturës në Kosovë. SBASHK-u do të angazhohet në zbatimin e ligjit të punës, rregullores për përformues të artit dhe të zbatimit të kontrates kolektive.

SSBASHK-u do të angazhohet edhe për mbrojtjen e të drejtave elementare të punëtorëve të TKK-së në respektim e plotë të kontratave, punëve jashtë orarit, kompensimet për punët shtesë, dhe çdo të drejtë tjetër e përcaktuar me ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës.

Keto zotime erdhen pas vullnetit të SHSTKK, MKRS dhe SBASHK për nënshkrimin e marrëveshjes për zbatimin e kontratës kolektive për të gjitha institucionet e Kulturës dhe organizatave sindikale të intitucioneve të kulturës që janë pjesë e SBASHK-ut.

SHSTKK në këtë takim diskutoi edhe për hapat e përbashkëta që duhet ndërmarrë për të rregulluar sa më shpejtë çështjen e pagës bazë për punëtorët e Teatrit Kombëtar e cila është largë më e ulëta në rajon dhe me të cilën kategori të shoqërisë institucionet e vendit nuk janë marrë seriozisht tash e 17 vite pas lufte”, përfundon njoftimi./Click Channel/

About The Author

Related posts

Leave a Reply