Rrëfehet Blatter: Ja si kurdiset shorti (Video)

Lee-Nelson-throws-fake-money-at-Sepp-Blatter-during-FIFA-press-conference

Sepp Blatter, ish-presidenti i FIFA-së, ka pranuar se ka kurdisje gjatë hedhjes së shortit.

Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, ka treguar për mashtrimet që bëhen gjatë hedhjes së shortit për ndonjë ngjarje të madhe. Por, ai insiston se një gjë të tillë nuk e ka bërë asnjëherë.

“Unë e kam parë me sy të mi se si është mashtruar. Bëhej fjalë për një garë evropiane. Vetëm njëri dinte të bënte këtë. Ishte një italian. Duhet të shënosh topat që do të marrësh”, ka deklaruar ai.

“Apo mund t’i ngrohësh ata apo edhe t’i ftohësh për t’u dalluar kur i prek me dorë. Unë isha dëshmitar i kësaj ngjarjeje”, ka thënë Blatter për gazetën argjentinase “La Nacion”.

Kurse, mediat e ndryshme dyshojnë se Blatter mund ta kishte fjalën për rastin kur Javier Zanetti nuk i përzinte fare topat para tërheqjes së tyre, gjatë shortit të Ligës së Kampionëve.

Leave a Reply