Krasniqi kërkon ndërprerjen e dialogut me Serbinë

jakup-krasniqi1

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, aktualisht kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka bërë thirrje të ndërpritet procesi i dialogut në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Krasniqi ka vlerësuar se ky dialog është përmendorja e turpit dhe, sipas tij, ata që e kanë udhëhequr këtë proces duhet të tërhiqen, pasi i kanë ofruar favore Serbisë, duke e bërë hisedare të sovranitetit.

Ai ka thënë për “Epokën e re” se koalicioni qeverisës duhet të heqë dorë nga marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe nga marrëveshja për demarkacion pa i dërguar në Kuvend.

Krasniqi ka folur edhe për zhvillimet në parti, duke thënë se Nisma për Kosovën do të jetë edhe më e fuqishme dhe se tani për tani është e fokusuar për ndryshimin e qeverisjes.

Ai ka hedhur poshtë mundësinë e një koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës, duke thënë se janë për koalicion vetëm me partitë opozitare.

Leave a Reply