Zbardhet dëshmia e vajzës që ‘fundosi’ Shukri Xhelilin, ja cila ishte kërkesa e veçantë e tij - Click-Channel.tv

March 30, 2017

Zbardhet dëshmia e vajzës që ‘fundosi’ Shukri Xhelilin, ja cila ishte kërkesa e veçantë e tij

shukri1_1463639233-3819730

shukri1_1463639233-3819730

“A je e gatshme që të kemi një lidhje bashkë, që të mos e marrë vesh askush?”.

Kjo ka qenë kërkesa direkte e ish­kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili, ndaj 20­vjeçares Anisa, të cilës dyshohet t’i ketë kërkuar favore seksuale në këmbim të punësimit të saj.

“Panorama” zbardh sot dëshminë e plotë të dhënë para oficerëve të Policisë Gjyqësore nga vajza që denoncoi ish­kryebashkiakun Xhelili.

Para rreth tre vitesh kam mbaruar arsimin e mesëm të përgjithshëm në gjimnazin Peshkopi. Në muajin shkurt 2016, duke qenë se isha e papunë, mendova që të kërkoj punë në Bashkinë Dibër. Duke qenë se e kisha të vështirë takimin e drejtpërdrejtë me kryetarin e Bashkisë, Shukri Xhelili, pasi ai pranonte që të takohej me njerëz të rëndësishëm, vendosa që t’i shkruaja në faqen e tij në “Facebook”. Konkretisht, me sa më kujtohet, i kam shkruar nga fundi i muajit shkurt 2016.

Mund t’ju them se në faqen e “Facebook”­ut i kam shkruar pak a shumë këto fjalë: “Përshëndetje zoti kryetar. Jam Anisa, jam me arsim të mesëm. Di edhe gjuhë të huaja, anglisht, spanjisht, italisht dhe jam e aftë që të ambientohem në çdo lloj pozicioni pune që mund t’ju duket juve e arsyeshme që të më ofroni. Unë jam e gatshme që të pranoj çfarëdolloj pune që më ofroni ju, sepse kam me të vërtetë nevojë”.

Nuk i kam shkruar gjë tjetër. Po atë ditë unë i shkruajta dhe kryetari i Bashkisë Dibër, Shukri Xhelili, më ka kthyer përgjigje menjëherë në faqen time të “Facebook”­ut duke më shkruar pak a shumë këto fjalë: “Përshëndetje Anisa. Mund të vini të më takoni te zyra ime”. Gjë tjetër nuk më shkruajti. Me sa më kujtohet, nga fillimi i muajit mars 2016 jam paraqitur në zyrën e kryetarit të Bashkisë Dibër, Shukri Xhelili, i cili nuk ndodhej për momentin në zyrë. Jam larguar që aty. Më pas kam gjetur numrin e telefonit të kryetarit të Bashkisë, Shukri Xhelili, nuk e mbaj mend përmes kujt. Të nesërmen, nëpërmjet numrit tim të telefonit e kam telefonuar në numrin e tij zyrtar të Bashkisë dhe kemi bërë një bisedë të shkurtër telefonike me këtë përmbajtje: “Përshëndetje. Kush jeni, më ka thënë Shukriu. I thashë që jam ajo goca që kemi komunikuar në ‘Facebook’. Shukriu më tha se nuk mbaj mend se sa goca më shkruajnë në ‘Facebook’. Pasi i tregova kush isha, Shukriu më tha që mund të vish te zyra ditën e enjte, që ishte ditë takimesh ose mund të plotësosh një CV”. Me kaq biseda u mbyll.

“ME PYETI NE ISHA BEQARE”

Pas rreth dy apo tri ditësh, muaji mars 2016 ka qenë, kam shkuar te zyra e kryetarit të Bashkisë, Shukri Xhelili, i cili ndodhej aty. Kam komunikuar me sekretarin e Bashkisë, O. S., i cili më futi te zyra e kryetarit të Bashkisë. Aty ndodhej Shukri Xhelili, me të cilin bëmë pak a shumë këtë bisedë: “Pasi u prezantohem, kryetari i Bashkisë, Shukri Xhelili, më pyeti nëse isha beqare apo e martuar.

Ju përgjigja që jam beqare. Pastaj më tha: pse nuk martoheni ju të rinjtë, apo keni frikë nga martesa? Për punën time fliste shumë pak, vetëm kur ia përmendja unë. Në pjesën më të madhe të bisedës fliste për mua personalisht. Gjithashtu, Shukriu më tha se kush nuk do ta merrte në punë një vajzë si unë. Në lidhje me punën më tha që nuk kishte vende bosh dhe se kur të lirohen, do të të lajmëroj. Në momentin që po dilja nga zyra, kryetari i Bashkisë Dibër, Shukri Xhelili, më tha që do të flisnin në Facebook ose në telefon.

Dy ditë pasi kisha takuar Shukriun, i kam shkruar në Facebook dhe i thashë nëse ishte liruar ndonjë vend pune. Shukriu më shkruante që të duroja edhe pak se nuk ishin liruar vende. Që nga ajo ditë komunikimet me Shukriun ishin të shpeshta si në Facebook, ashtu edhe në telefon.

“ME KERKOI LIDHJE”

Gjatë komunikimeve, Shukriu shfaqte interes të vazhdueshëm ndaj meje. Më thoshte që je shumë e bukur, do të ta gjej një punë. Më thoshte të kam primare për të të gjetur punë. Gjithashtu më tha që do të ma gjente një punë, nëse unë do të bëhesha mikesha e tij. Vazhduan komunikimet e vazhdueshme duke biseduar edhe rreth gjërave të tij personale, si dhe interesave që kishte ndaj meje. Kur isha herën e dytë te zyra, më tha “Aje e gatshme që të kemi një lidhje bashkë, që të mos e marrë vesh askush?”.

About The Author

Related posts

Leave a Reply