Roja bregdetare britanike shpëton 18 shqiptarë që rrezikuan të mbyteshin (VIDEO)

07698150000005DC-3614851-image-a-14_1464514273076

Tetëmbëdhjetë emigrantë shqiptarë dhe dy shtetas britanikë janë shpëtuar nga Roja Bregdetare e Britanisë së Madhe pas rrezikut që të mbyteshin.

Ata lundronin me një varkë në ujërat mes Britanisë dhe Francës. Autoritetet angleze morën një telefonatë emergjence kur varka ku ndodheshin shqiptarët filloi të fuste ujë.

Drejt vendit të ngjarjes, nga Angli u nisën një helikopter dhe një anije për t’u ardhur në ndihmë 18 shqiptarëve dhe 2 kontrabandistëve.

Emigrantët shqiptarë u dërguan në Zyrën e Emigracionit ku dhe u morën në intervistë. Autoritetet u vunë në kërkim të emigrantëve vetëm pasi ata nisën të telefonojnë familjet e tyre nga barka.

Më pas, familjarët kanë dhënë alarmin te autoritetet duke kërkuar ndihmë pasi po mbyteshin. Presidenti i rojës bregdetare franceze tha se trafikantët pavarësisht se marrin shumë të majme parash përdorin mjete që nuk janë të përshtatshme për kalimin e Kanalit.

Leave a Reply