Milaim Zeka: Ja se si Vetëvendosje ia vodhi idetë Ibrahim Rugovës

Milaim-Zeka

Gazetari Milaim Zeka përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje ia ka vjedhur idetë Ibrahim Rugovës, sa i përket bashkimit me Shqipërinë.

Për ta dëshmuar këtë ai ka publikuar edhe një deklaratë të Rugovës të dhënë më 1991.

Postimi i plotë i Zekës në Facebook:

“Qysh VV ja ka vjedhe idet Ibrahim Rugoves?

Jam manjak i arkivave. Lexoni cfare ka then Ibrahim Rugova me 1991

Do të bashkohemi me Shqipni…

Nëse ndryshohen kufijtë e Jugosllavisë, atëhere shqiptarët në Jugosllavi me plebiscit do të vendosin t`i bashkohet Shqipnisë, duke krijua kështu shtetin integral të shqiptarëve në teritoret e saja etnike. 7 milionë shqiptarë, autoktonë me tradita e kulturë europiane janë faktor stabiliteti në Ballkan dhe Europë. –

Pika 3 . e deklaratës së Këshillit Koordinues te partive politike shqiptare – Kryetari – Ibrahim Rugova (HINA – 17.10.1991)” (sic), ka shkruar Zeka.

Leave a Reply