Kushtrim Hoxha edhe në serialin amerikan “Person of Interest” - Click-Channel.tv

February 22, 2017

Kushtrim Hoxha edhe në serialin amerikan “Person of Interest”

Kushtrim Hoxha

Kushtrim Hoxha

Pas rolit në serialin “Elementary”, aktori shqiptar Kushtrim Hoxha tashmë do të prezantohet edhe në serialin “Person of Interest “, serial i cili transmetohet në CBS

Episodi ku luan Hoxha do të transmetohet në këtë të martë, kurse xhirimet për këtë episod janë realizuar tash e disa muaj. “Kam xhiruar para disa mujave për këtë episode. Roli im është i një rusi i cili quhet Vasily. Dhe më vjen mirë që mu dha rasti të marr pjesë në këtë serial, sepse është një serial shumë i shikuar në Amerikë”, ka thënë Kushtrim Hoxha për KultPlus.

Ndërkohë, për episodin e 7-të të sezonit të pestë të këtij seriali CBS ka lëshuar edhe një komunikatë për medie, ku kanë bërë të ditur se ky episod është titulluar “QSO”, dhe se aktor mysafir i këtij episodi është Kushtrim Hoxha si Visaly./KultPlus/

About The Author

Related posts

Leave a Reply