Erotizmi “pushton” galeritë, provokojnë artistet femra (Video/Foto +18) - Click-Channel.tv

February 22, 2017

Erotizmi “pushton” galeritë, provokojnë artistet femra (Video/Foto +18)

meri-620x350

meri-620x350

Ato kanë pushtuar galeritë e kryeqytetit.

Erotizëm edhe me figurat historike, nudo që lundrojnë në ngjyra apo thjesht bardh e zi janë ekspozohen këtë javë kryeqytet.

Të gjitha komunikojnë me publikun me telajot e artisteve femra.

E para, ishte Lumturi Blloshmi e cila edhe pse e grishi publikun me punimet që rrëfenin politikanët shqiptarë në një këndvështrim tjetër, nuk shpëtoi pa e tërhequr publikun në këndin e nudove.  Mes tablove plot ngjyra, Blloshmi nuk denjoi të përcillte edhe një vepër ku në qendër ishte vetë ajo.

Debati i javës, edhe për më skeptikët do të vinte nga një artiste e re, Meri File, e cila rrëfente përmes një nudoje me ferexhe një shoqëri të ndrydhur seksualisht si ajo shqiptare.

E ekspozuar mes punimeve të 19 artistëve të tjerë në muze, vajza me ferexhe arriti të tërheqë menjëherë vëmendjen e të gjithëve. Ajo që nuk pritej nga grafistja e parë shqiptare do të vinte në Galerinë Kombëtare të arteve pak ditë më vonë.

Artistja Dhrami nuk kishte ekspozuar kurrë më parë pasi veprat e saj të mbetura në Poloni ku kishte studiuar nuk u njohën asnjëherë nga shqiptarët.

Nudot bardh e zi, por edhe ato me ngjyra u ciëlsuan nga kritikët dhe kuratorët si tablotë që do të hynin në historinë e artit shqiptar.

Dhe më e fundit, por jo më pak e rëndësishmja është erotizmi i Ali Pashë Tepelenës.

Ai zhvishet nga mizoria, hakmarrja dhe dëshira për të sunduar.

Sepse në telajot e Natasha Begës ai shkrihet bukur me vajza haremi, sigurisht pa harruar edhe të bukurën Frosinë të Janinës, siç preferonte ta quante vetë Ali Pashë Tepelena./Vizion Plus

ME POSHTE DISA PUNIME NGA MERI FILE

About The Author

Related posts

Leave a Reply