CIA publikon dosjet sekrete të UFO-ve që fluturuan edhe mbi Europë (Foto)

ufo-sightings3-650x358

Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) ka postuar fotografi në internet, më parë të fshehta e që supozohet se tregojnë UFO-t dhe “pjatat fluturues ‘ që luhaten mbi Britaninë.

Pamjet e selektuara janë së bashku me fajlle të tjera të klasifikuara nga viti 1950 të cilat ishin fshehur nga agjencia amerikane e spiunimit.

Fotografia e parë e publikuar në vitin 1978, tregojnë se si CIA ka kryer hetime të shumta dhe të fshehta nëse ekziston jeta jashtëtokësore, shkruan TheIndependent.

Sipas dokumenteve të lëshuara, një raport i vitit 1952 i titulluar “disqet fluturuese”, ka thënë se të gjitha, përveç 100 UFO-ve kanë pasur një shpjegim të arsyeshëm.

Aty thuhej se “Më pak se 100 raporte të arsyeshme e të besueshme mbeten të pashpjegueshme ‘në këtë kohë. Është e rekomanduar që vëzhgimi i CIA-s të vazhdojë.

Po ashtu kërkohej fuqimisht që raportet e interesit të CIA-s apo shqetësime tjera të arrijnë në shtypin apo publikun.

Dhe 10 fotografi tjera të lëshuara  për të përkuar me ringjalljen e kultit Sci-fi (fatashkencë) X Files – nuk përmbajnë asnjë gjurmë të  rrëmbimeve të huaja  apo rrëzimit të anijeve kozmike.

Një zëdhënës i CIA-s ka thënë se kanë vendosur të nxjerrim në pah disa dokumente ku skeptikëve  dhe besimtarëve do iu dukej interesante.

Disa teoricienë konspirativ të  UFO-ve nuk besojnë se vendimi i CIA-s është aq i pafajshëm.

Stephen Bassett, drejtor ekzekutiv i ‘Paradigm Research Group’- e cila është fushatë që qeveria amerikane të pranojnë se UFO-të huajt janë realë  tha për Mirror se njoftimet e fundit në faqen e internetit të CIA-s mund të jenë strategjik nga ana e agjencisë./lajmi.net

Leave a Reply