Kusari-Lila i kundërpërgjigjet Stanojeviqit: Kësaj radhe s’mund të ankohesh për sigurinë

Mimoza-Kusari-Lila1

Kryetarja e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila, i është kundërpërgjigjur deklaratave të ish-kryetarit të Gjakovës në sistemin e Serbisë, Gjokica Stanojeviq, kur ky i fundit u ankua në Kusari-Lilën se ajo nuk po përkujdeset për varret serbe.

“Stanojeviq kësaj radhe nuk ka mundur te ankohet për sigurinë andaj është ankuar për pastërtinë e varrezave”, ka deklaruar Mimoza Kusari-Lila, njofton Klan Kosova.

Ajo, po ashtu ka thëne se gjakovaret kanë treguar qytetari duke nderuar veten dhe Kosovën, pasi qe vizita e pelegrinëve serbë ka kaluar pa asnjë incident ne qytetin ku ajo është kryetare – Gjakovë.

Leave a Reply