Çdo 10 minuta në botë lind një fëmijë pa nënshtetësi

foshnjeKomisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNCHR) njoftoi se në çdo 10 minuta në botë lind një fëmijë pa nënshtetësi.

UNCHR-ja ka njoftuar raportin “Fëmijët pa nënshtetësi”, i cili është përgatitur me më shumë se 250 intervista me fëmijët pa nënshtetësi dhe familjet e tyre. Sipas AA, në raport theksohet se në të gjithë këta fëmijë janë vërejtur ndjenjat si “diskriminim, zhgënjim dhe dëshpërim”.

Në raport është theksuar se shumë nga fëmijët pa nënshtetësi të intervistuar në 7 shtete të ndryshme e kanë konsideruar veten e tyre si “i pavlefshëm, i padukshëm, i huaj, person që jeton nën hijen e dikujt tjetër, qen rrugësh”.

Në raportin ku theksohet se njerëzit pa shtetësi përballen me “pengesa të pakapërcyeshme” si arsimi, shëndetësia dhe në punësimin e tyre vihet në dukje ndër të tjera se pa nënshtetësia tek fëmijët, të rinjtë dhe mbi familjet e tyre shkakton “shkatërrim psikologjik”.

Sipas raportit nga personat që nuk i përkasin asnjë shteti dhe të cilët jetojnë në 20 shtete të ndryshme për arsye si identiteti etnik, fetar apo të larguar nga lufta, në çdo vit lindin të paktën 70 mijë fëmijë pa nënshtetësi.

Ndërsa në të gjithë botën në çdo 10 minuta lind një fëmijë pa nënshtetësi. Në më shumë se 30 shtete fëmijët pa nënshtetësi të cilët nuk kanë një certifikatë lindjeje nuk mund të marrin shërbimin shëndetësorë, ndërsa të paktën në 20 shtete fëmijët pa nënshtetësi nuk vaksinohen.

Sipas UNCHR-së në të gjithë botën ndodhen 10 milionë fëmijë pa nënshtetësi, dhe organizata me një nismë të nisur vitin e kaluar ka qëllim që për 10 vite të zgjidhë problemin e “pa nënshtetësisë” për miliona persona që nuk kanë asnjë nënshtetësi të ndonjë vendi.

Organizata ndër të tjera për zgjidhjen e problemit të pa nënshtetësisë u bën thirrje vendeve ku lindin këto fëmijë që t’u japin nënshtetësinë tyre dhe të zbatojnë rregullimin e ligjeve që nënat ashtu si etërit t’ua kalojnë nënshtetësinë fëmijëve të tyre.

Leave a Reply