Kryesia e Kuvendit: Ja aryeja e futjes së sigurimit në sallë

kuvendi-pranon-amandamentet-p-euml-r-gjykat-euml-n-speciale_hd

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka sqaruar vendimet e ndërmarra mbrëmë që në seancën e Kuvendit të Kosovës, të hyjë sigurimi dhe arsyen e mbajtjes së seancës në një sallë tjetër.

Kryesia e Kuvendit me anë të një komunikate hyrjen e sigurimit në seallën ku mbahen seancat plenare të Kuvendit, e ka arsyetuar me dhunën e përdoru nga deputetet e opozitës dhe bllokimin e mbajtjes së disa seancave.

“Në pamundësi për mbajtjen e seancave plenare, më 17 shtator 2015, 8, 15 dhe 23 tetor 2015, ku është bllokuar puna e seancës plenare, është cenuar siguria dhe shëndeti i deputetëve, në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, të mbajtur me 23 tetor 2015, është marrë vendimi përmes të cilit kërkohen veprime plotësuese, duke përfshirë edhe ndërhyrjen e zyrtarëve të policisë për siguri, në mënyrë që të sigurohet shëndeti i deputetëve dhe mbarëvajtja e punimeve të seancës plenare”.

“Ky vendim është marrë në mbështetje të nenit 67.6 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të nenit 41, paragrafi 4 i Rregullores së Kuvendit”, thuhet në komunikatë, transmeton lajmi.net.

Po ashtu kryesia ka sqaruar edhe vendimin që seanca të mbahet në një sallë tjetër. Sipas tyre ky vendim është bërë në bazë të rregullores së Kuvendit.

Sipas kryesisë mbajtja e seancës në sallën e zakonshme ka qenë e pa mundur pasi, sipas tyre, nga veprimet e opozitës ka pasur dëmtime në rrjetin e zërimit.

“ Vazhdimi i seancës së 23 tetorit 2015 në sallën tjetër të Kuvendit të Kosovës, është bërë mbi bazën e nenit 4 të Rregullores së Kuvendit”
“ Salla në të cilën është mbajtur vazhdimi i seancës nuk është byfeja e Kuvendit, por sallë alternative e sallës kryesore”
“ Një nga arsyet pse seanca është zhvendosur në sallën alternative është se deputetët opozitarë me veprimet e tyre kanë shkaktuar dëmtim në rrjetin e zërimit përmes prishjes së gjashtë mikrofonave”, thuhet në komunikatë.

Leave a Reply