Gratë kosovare: Të ndalet dhuna në familje, rasti i Zejnepes të jetë i fundit (Foto)

12182376_845051958943449_2054916063_nPër të bërë thirrje kundër dhunës në familje, sot duke u nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti”, disa gra kanë marshuar deri te sheshi “Ibrahim Rugova”.

Marshimin e tyre ato e nisën nga rasti i fundit, ku në Therandë, një burrë para pak ditësh e vrau bashkëshorten e tij, Zejnepe Bytyqin, shkruan Indeksonline.

Hana Berisha, kryetare e Rrjetit të Gruas ka thënë se marshimi i tyre po bëhet që t`i tregohet popullit se dhuna në familje duhet të ndalet.

“Kemi dalë me e kundërshtu dhunën që po u bëhet femrave dhe t`i tregojmë popullatës që dhuna në familje duhet të ndalet”, ka thënë Berisha për Indeksonline.

Ajo ka shtuar se së bashku me gratë tjera, kanë dashur të shkojnë për ngushëllime te familja e Zejnepes në Therandë, por organizimin e autobusëve nuk pati mundësi t`ua sigurojë Sindikata për shkak të buxhetit të ulët./Indeksonline/


Leave a Reply