Fjalët e para të Klopp si trajner i Liverpoolit për tifozët

mesazhi-i-klopp-p-euml-r-tifoz-euml-t-e-liverpoolit_hd

Trajneri tashmë zyrtarisht i ri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, u ka dhënë një mesazh tifozëve të këtij klubi përmes faqes zyrtare, pas konferencës për shtyp.

“Unë jam shumë i ngazëllyer nga sfida dhe i etur për të filluar punën. Ky është një grup i talentuar i lojtarëve dhe ka ende shumë ndeshje për këtë sezon. Unë besoj në një filozofi të lojës që është shumë emocionale, shumë të shpejtë dhe të fortë.

“Liverpooli ka mbështetës të jashtëzakonshëm dhe Anfield është një shtëpi e njohur botërore, me një atmosferë të pabesueshme”, ka thënë skurt trajneri gjerman, transmeton Telegrafi.

The Reds kanë shkarkuar nga detyra Brendan Rodgersin në xhiron e shkuar të Ligës Premier.

Ndërkohë, 48-vjeçari do të debutoj me skuadrën e re kundër Tottenham Hotspurs gjatë javës së ardhmes para shikesve të vetë në stadiumin Anfield Road. Ai do të përfitoj rreth 15 milionë funte për tre vite sa parashihet në kontratën e nënshkruar me klubin anglez.

Leave a Reply