Studentët gjakovarë nuk dinë t’ia shkruajnë drejt mbiemrin Thaçit, e kërkojnë shpëtim nga ai! (Video)

foto

Rreth 20 studentë të Universitetit “Fehmi Agani”, sot protestuan sot para rektoratit të këtij universiteti në Gjakovë.

Arsyeja e kësaj proteste, sipas studentëve është pakënaqësia me emërimet politike në Këshillin Drejtues të Universitetit dhe të drejtat e studentëve në vendimmarrje.

Ata kërkuan largimin e Kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, nga pozita e Këshillit Drejtues të Universiteti “Fehmi Agani”. Kryetarja është nga subjekti politik Aleanca Kosova e Re.

“Mimoza Kusari-Lila, si udhëheqëse e Universiteti dhe Komunës së Gjakovës, nuk ka të drejtë të përzihet në fakultetin tonë”, tha studenti Lokaj.

“Shqetësimi kryesor është të largohet Mimoza Kusari-Lila nga Universiteti i Gjakovës, por edhe të përfillen kërkesat e studentëve sa me shumë”, tha Gecaj.

Por ky depolitizim kërkohet të vijë po nga politika, apo nga “lideri i vendit” siç e quajnë ata, zv.kryeministrin Hashim Thaçi. Madje ata vendosen në oborrin e Rektoratit edhe pankarta “Hashim Thaçi shpëtoje UGJFA”, raporton Kallxo.com

(Pjesë e përfolur nga Indeksonline) – Por ajo që është qesharake dhe njëkohësisht e dhimbshme, është fakti që këta student nuk dinë as mbiemrin t’ia shkruajnë Thaçit, duke e shkruar me “q” – Thaqi.

Leave a Reply