Pesë vendeve të BE-së u bëhet presion për ta njohur Kosovën - Click-Channel.tv

February 22, 2017

Pesë vendeve të BE-së u bëhet presion për ta njohur Kosovën

6E165430-E440-4C77-B6CF-EF2285368FD9_w640_r1_s

6E165430-E440-4C77-B6CF-EF2285368FD9_w640_r1_sPas ofensivës së UNESCO-s, ku Prishtina zyrtare kërkon të jetë anëtare, Kosova ka vënë një objektiv të ri, atë të njohjes së shtetit nga ana e pesë anëtarëve të Bashkimit Evropian (BE), të cilët deri më tani nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka konfirmuar për “Novosti” se Rumania, Sllovakia, Spanja, Qiproja dhe Greqia janë në presion të madh për të ndryshuar qëndrimin e tyre rreth Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Serbia është duke bërë gjithçka që është e mundshme në mënyrë që Kosova mos ta rrisë numrin e vendeve që e kanë njohur pavarësinë e shpallur në mënyrë të paligjshme. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me shtetet anëtare që nuk e kanë bërë këtë. Ne jemi të vetëdijshëm për presionet që po i ekspozohen, por presim që pozicioni i tyre të mbetet i pandryshuar”, citohet të ketë thënë.

Zëvendësministri i jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi ka thënë se janë bërë hapa të rëndësishëm drejt njohjes së Kosovës nga ana e pesë shteteve anëtare të BE-së.

About The Author

Related posts

Leave a Reply