Kapet i arratisuri nga Burgu i Dubravës

files (1)Ministria e Drejtësisë ka njoftuar për arrestimin e Remzi Ramës, i arratisur nga Burgu i Dubravës i cili u arratis ditë më parë.

“Dje më 30.08.2015 rreth orës 20:20 nga Njësitë e Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar te PK-se është arrestuar personi i dyshuar Remzi Rama d.e l. 21.11.1977”, thuhet në njoftimin e MD-së.

Gjithashtu, është bërë e ditur se personi është arrestuar në shtëpinë e tij në fshatin Lubavec të Skenderajt.

Për shkak të kësaj arratisje, shumë gardianë u shkarkuan nga detyra e tyre, pasi dyshohet se e ndihmuan arratisjen e tij.

Leave a Reply