Çollaku: Më 2016 heqen vizat për Kosovën

largea_bekim-collaku-031981393613065Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, ka thënë se është reale dhe e natyrshme të pritet që qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza.

Këtë deklaratë Çollaku e ka dhënë pas paralajmërimit të ambasadorit austriak, Johann Brieger, se kosovarët mund të lëvizin pa viza në pranverën e vitit të ardhshëm.

”Bazuar në punën tonë dhe përmbushjen e kritereve, është krejt reale dhe e natyrshme që gjatë vitit 2016 kosovarët të lëvizin pa viza në BE”, ka thënë ai. “Në qershor kemi dërguar në Bruksel raportin e tretë gjithëpërfshirës për përmbushjen e kritereve. Gjatë muajit korrik, Komisioni Evropian ka dërguar misionin teknik faktmbledhës në Kosovë, për të verifikuar përmbushjen e kritereve. Ky mision në shtator do të dalë me raportin e qartë, i cili patjetër që do të jetë pozitiv”, ka deklaruar Çollaku. /Gazeta Express/

Leave a Reply