Zjarret kaplojnë Greqinë, 200 të lënduar (VIDEO)

150620-calif-wildfires-mn-01_e01c257edb253258b0bc65ad87360580.nbcnews-fp-1200-800Ekipet zjarrfikëse kanë vazhduar edhe gjatë natës me shuarjen e 59 zjarreve pyjore dhe 99 zjarreve në vise urbane, të cilat gjatë ditës së djeshme shpërthyen në Greqi.

Rreth 200 njerëz të cilët zjarri i prangosi në plazh u evakuuan me barka.

Zjarri është ende aktiv në Kareas, Malaksa, Meopolia në Lakoni dhe në Spatovinija në Korint, u tha gazetarëve zëdhënësi i zjarrfikësve Nikos Cogas.

Ekipet zjarrfikëse gjatë ditës së djeshme kanë dhënë ndihmë në 45 raste, ka shtuar ai.

Cogas ka thënë edhe se situata është përmirësuar pak në të gjitha vendet ku kanë shpërthyer zjarret, por se ekziston rrezik nga era e fuqishme.

Për këtë arsye, për ditën e sotme është ndaluar qarkullimi i automjeteve dhe këmbësorëve në afërsi të pyjeve në Atikë.

Dhjetëra banorë të Athinës kanë lëshuar shtëpitë e veta sepse zjarri po përhapet nga pyjet përreth për shkak të erës së fuqishme dhe temperaturave të larta, ndërsa mbi kryeqendrën greke janë ngritur re të tymit.

Zjarr ka shpërthyer edhe në pjesën lindore të Athinës, në afërsi të stadiumit të ekipit futbollistik, Panathinaikos.

Greqia ditët e fundit u përfshi nga valë e ngrohtësisë, me temperatura ndërmjet 35 dhe 38 gradë Celsius në hije.

Era e fuqishme e përhap zjarrin edhe në rajonin e Lakonisë në Peloponez, ku drejt një plazhi janë nisur barkat e rojës bregdetare për të shpëtuar qindra njerëz që janë strehuar nga flakët.

Një burim i policisë ka thënë se një person ka vdekur si pasojë e djegieve dhe problemeve respiratore.

“Situata është kritike”, ka thënë guvernatori i Peloponezit Patros Tatulis për televizionin shtetëror.

Në atë rajon vija e zjarrit është shtrirë në 15 kilometra dhe për shuarjen e tij janë angazhuar të gjitha forcat e disponueshme të Peloponezit.

Janë evakuuar tre fshatra dhe dy kampe të fëmijëve.

Leave a Reply