Presioni amerikan për vrasjen e vëllezërve Bytyqi: Serbia do të arrestojë 40 serbë

a38Lidhur me vrasjen e vëllezërve Bytyqi, shtetas amerikan, ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të cilën ngjarje SHBA-të insistojnë ta zgjidhin qe 16 vjet, së shpejti mund të arrestohen 40 serbë të cilët janë të përfshirë në këtë rast.

Hetimi i vrasjes së shtetasve amerikanë Ylli, Mehmet dhe Agron Bytyqi, të cilët ishin vrarë në bazën policore në fshatin Petrovë ka ardhur në përfundim dhe së shpejti mund të ndodhë arrestimi i 40 personave.

Ashtu siç shkruan “Informer” në listën e të dyshuarve janë gjeneralët policorë, ish-funksionarë të qeverisë së Serbisë, gjykatës por edhe policë dhe rojtarë të gjykatave, transmeton lajmi.net.

Për zgjidhjen e rastit të vëllezërve Bytyqi për 16 vite insiston Uashingtoni, dhe ky rast është pengesa kryesore e marrëdhënieve mes SHBA-ve dhe Serbisë, shkruan kjo gazetë serbe, sipas të cilët këta ish pjesëtarë të UÇK-së, të ardhur nga SHBA-të për të luftuar kundër Serbisë, menjëherë pas përfundimit të luftës, ishin futur në territorin e Serbisë për ta shpëtuar një serb, i cili i kishte lutur ata që ta tërhiqnin nga Kosova, që ai të kalonte në territorin e Serbisë.Presioni amerikan për vrasjen e vëllezërve Bytyqi: Serbia do të arrestojë 40 serbë

Por në këtë rast kishte vepruar policia serbe, duke burgosur vëllëzërit Bytyqi, të cilët po shpëtonin një civil. Ata i kishin burgosur me arsyetimin se nuk kishin viza dhe më pas i kishin vrarë.

Të gjithë ishin shtetas amerikan, dhe për këtë kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili këto ditë po qëndron në SHBA, ka thënë se ky problem i Serbisë me SHBA-të duhet zgjidhur.

Urdhërin për vrasjen e vëllezërve Bytyqi e ka dhënë ish-ministri i punëve të brendshme tashmë i ndjerë Vlajko Stojiljkoviq ka thënë prokurori për krimet e luftës Vladimir Vukçeviq

Ndërsa shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq thotë se presioni ekziston qe 16 vite, por nuk mund të ketë arrestime pa prova dhe dëshmi.

Leave a Reply